16 Mars 2024

Çfarë e mire i vjen vendit nga ky ligj?

Asnjë e mirë nuk i vjen kur publikja bëhet private, kur natyra bëhet beton, e kur përfitimet e qytetarëve kthehen në përfitime të oligarkëve.

Ministria e Mjedisit duhet të ishte e para që ta kundërshtonte këtë, që duhet të ishte e para që duhet të kishte një ekspertize të mirëfilltë për ndikimin që sjellë në mjedis, në turizëm që është dhe Ministri e Turizmit, është në fakt propaganduesja më e madhe duke e kthyer ministrinë e vet nga Ministri Mjedisi në Ministri Ndërtimi.

Duke bërë retorikën pro ndërtimit dhe pro betonizimit që në kushte normale nuk do të kishte një ministër që do kishte pak dinjitet e pak seriozitet në punën e vet që të dilte e ta mbronte. Mund të kishin lënë ministrinë e infrastrukturës dhe ekonomisë që ta mbronin por është komplet jashtë logjike që Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ta mbroj këtë masakër të mjedisit dhe ta bëj këtë medemek në emër të turizmit.

Ku në fakt turizmi i cili duhet t`i mëshoj Shqipëria dhe mund t’i mëshoj shumë bukur dhe Shkodra edhe si bashki por edhe si qark, është turizmi natyror.

Turizmi natyror e bënë të veçantë, e bënë të ndryshëm nga e gjithë vendet e tjera të botës, për të gjetur aty ato gjëra që mbrohen me konventat ndërkombëtare që janë pasuri që na i njeh e gjithë bota. Dhe për të ndërtuar një lloj turizmi që sjell më shumë përfitime për banorët lokal, për komunitetet, për qytetarët dhe më shumë zhvillim qëndrueshëm pa e prekur dhe për ta ruajtur për brezat e ardhshëm. Se sa një lloj turizmi resorti me të cilët ne sot nuk jemi fare krahasues as me vendet e tjera se kanë avancuar në këtë industrinë e resorteve që tentojmë ne të konkurrojmë por dhe nuk jemi fitimprurës për qytetarët, për komunitetet lokale për qëndrueshmërinë ekonomisë se vendit tonë që do të prodhohet nesër.

Pra ky ligj nuk sjell asnjë lloj përfitimi përveçse shkatërrimin njëherë e mirë të mjedisit dhe është një dëm i shumëfishtë që vjen pikërisht nga ky shkatërrim i mjedisit por edhe nga shkatërrimi i mundësive për një zhvillim të qëndrueshëm për bizneset lokale, për komunitetet lokale për njerëzit që jetojnë pranë zonave të mbrojtura dhe që e kanë ndërtuar jetën me atë lloj koncepti ku lidh me bujqësinë, me peshkimin, me aktivitetet në natyrë. Lidhet me biznese të vogla afër tyre të cilat ofrojnë agroturizëm, restorante tradicionale të kombinuara me natyrën.

Ajo që ndodh në miratimin e këtij ligji në fakt nuk duhet të quhet më ligji “Për Zonat e Mbrojtura” por duhet të quhet ligji i “ Zonave të Pambrojtura”.

Me këtë ligj zona e mbrojtur ka të njëjtin parametër ndërtimi sic ka në një zonë të pa mbrojtur. Të dyja kalojnë nëpërmjet KKRRT, të dyja kalojnë nga pushteti lokal sipas rastit kush e ka në juridiksion, me firmën e miratimit e Kryeministrit nuk ka asnjë lloj specifike të veçantë që t`i garantojë mbrojtjen këtyre zonave si në çdo zonë tjetër të Shqipërisë.

Mjaftojnë që t`i vërë gishtin oligarku dhe Mirela Kumbaro mund ta quaj një pikë të vogël siç quante pikën e vogël në Butrint (600 hektarësh) që sot nuk është më Park Kombëtar por janë resorte dhe bërtet me të madhe UNESCO se çfarë keni bërë sepse po shkatërroni Butrintin dhe po vëni pasuritë në rrezik.

Dhe këta nuk pyesin se si ky modeli «i vogël» që na vjen nga jugu duan ta bëjnë të gjithë Shqipërinë, ta mbushin me pika të vogla me interesa personale, interesash financiare, njerëz që lobojnë pranë tyre dhe i mbështesin financiarisht fushatat e tyre përkundrejt interesit publik dhe interesit qytetarë.

Ne jemi këtu për të mbrojtur interesin publik, për të mbrojtur interesin qytetar, për të ndaluar një lloj masakre që dëmton jo vetëm sot për ndër vite dhe për të qenë ne zëri që qytetaret të gjejnë të vërtetën dhe të gjejnë kuptimin e asaj masakre të madhe që po ndodh. Se ne vuajmë edhe nga një diçka tjetër, nga kapja e informacionit, nga shumica e mediave që kanë një informacion të kontrolluar që i vjen sinjali nga ERTV dhe gjithë këto muaj që diskutohen zonat e mbrojtura, Ju s`keni një emision televiziv nga dhjetëra që jepen çdo darkë që të diskutohet për zonat e mbrojtura.

Që të marrin të ballafaqojnë ekspertët me ata pushtetarë që e kanë marrë këtë vendim, me ata që nuk arritën dot as me relacionin e tyre në Kuvend që të jepnin një arsye të mirë se çfarë i sillte vendit dhe e vetmja arsye sipas tyre ishte sepse janë potencial të pa shfrytëzuar. Sepse donin t`i shfrytëzonin për interesa private, t`i kthenin nga publike në private.