Zjarri në lagjen Abaze të Krujës mbetet aktiv, flakët afrohen pranë banesave

13 Gusht 2026
Situata në lagjen Abaze të Krujës është kritike. Zjarri ka marrë përmasa më të mëdha gjatë natës, ndërsa raportohet se flakët janë afruar pranë banesave.
Në mbështetje të strukturave të emergjencave janë angazhuar edhe efektivë të Forcave të Armatosura.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ndërhyrje të Forcave të Armatosura po kryhen edhe në zona të tjera të prekura nga zjarret, përfshirë Lurën, Mallakastrën, Vaun e Dejës, Mirditën, si dhe Priskë, Daias e Farkë në Tiranë.
Ndërkohë, problematika situata paraqitet edhe në Mallakastër, ku ka nisur operacioni për izolimin e vatrës së zjarrit në ekonominë pyjore Lofkënd-Ngraçije. Në terren janë angazhuar forca të shumta për shuarjen e flakëve.
