Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Bukëmirës në Mirditë.

Sipas informacioneve, mësohet se zjarri i përmasave të mëdha ka rrezikuar banesa dhe shumë vreshta rrushi.

Edhe pse ndërhyrja nga toka konsiderohej e vështirë më shumë se dy orë më parë forcat zjarrfikëse

ishin nisur drejt vendngjarjes.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes,  Niko Peleshi me një njoftim në Facebook bën me dije se një helikopter

i Forcave të Armatosura i është bashkuar aksionit për të vendosur nën kontroll flakët.

“Helikopteri i Forcës Ajrore sapo i është bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në fshatin Bukmirë

në Mirditë, ku zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Frocat zjarrfikëse nga Mirdita, Tirana, Kukësi

e Burreli janë duke punuar nga terreni. Dyshimet janë se si në Krujë ashtu edhe në Mirditë zjarret janë

të qëllimshme”, shkruan Peleshi.