Zjarr në zonën e Jallisë në Nartë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

22 Shtator 2026
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në zonën e Jallisë së Nartës, pranë fushës së futbollit, në periferi të fshatit.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Vlorës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Zjarri po përhapet kryesisht në shkurret e zonës, ndërsa era e fortë favorizon përhapjen e tij.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për të vënë situatën nën kontroll, pasi flakët mund të rrezikojnë edhe objektet dhe banesat që ndodhen në këtë zonë.
Sipas njoftimit të Top Channel edhe ne Parkun arkeologjik te Apolonisë, Fier ka nje vater zjarri te favorizuar nga era e fortë.
Top Channel
