Situatë kritike/ Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, fakët rrezikojnë banesat

22 Shtator 2026
Një situatë kritike është regjistruar në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, ku një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe të hapur me bimësi, duke u afruar rrezikshëm pranë banesave të zonës.
Flakët morën përmasa të shpejta, duke ngritur alarmin te banorët lokalë për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë që i kanosej shtëpive pranë vatrës së zjarrit.
Pas njoftimit të marrë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë hapur frontin e ndërhyrjes për lokalizimin e vatrës.
Përmes veprimeve të shpejta operative, efektivët arritën të presin përparimin e zjarrit në drejtim të lagjeve të banuara, duke shmangur dëmtimin e pronave.
Aktualisht, situata është vënë tërësisht nën kontroll. Ekipet e shërbimit zjarrfikës po vijojnë punën në terren për fikjen e plotë të zjarrit dhe eliminimin e çdo shkëndije apo vatre të fshehur që mund të riaktivizohej.
