Zjarr në Katedralen ikonike të Shën Vasilit në Moskë

1 Gusht 2026
Një zjarr shpërtheu të premten në mbrëmje në Katedralen ikonike të Shën Vasilit, në Sheshin e Kuq të Moskës, por u vu shpejt nën kontroll falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, zjarri përfshiu një sipërfaqe prej rreth 10 metrash katrorë dhe shpërtheu në katin e parë, në zyrën e një kleriku, ku u dogjën sende personale dhe mobilje.
Për shuarjen e flakëve u angazhuan 10 automjete zjarrfikëse, ndërsa zjarri u neutralizua brenda një kohe të shkurtër.

Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar ende, ndërsa autoritetet konfirmojnë se nuk ka persona të lënduar nga incidenti.
