6 Shtator 2023

Një zjarr ka përfshirë ambientet ndihmesë në Kishës së Shën Marenës në zonën e Mokrës në Pogradec.

Ambientet e qëndrimit përreth kishës janë përfshirë nga flakët pasditen e djeshme dhe janë djegur në pjesën më të madhe të tyre duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Me ndërhyrjen e banorëve dhe rojës është mundësuar izolimi dhe fikja e zjarrit ndërsa policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë rrjedhja e  gazit nga një bombol e vogël, e cila më pas ka shpërthyer në flakë.

Nga zjarri njëri nga rojet ka pasur edhe djegie të lehta në fytyrë, teksa ndërtesa e kishës është monument i kategorisë së parë.

Lajmi i mirë është që kisha e Shën Marenës nuk ka pësuar asnjë demtim.