19 Gusht 2023

Një zjarr i madh ka përfshirë ishullin e Zakynthos në Greqi, ku për pasojë flakët janë përhapur në një zonë të banuar.

Autoritetet greke kanë lëshuar alarmin dhe kanë bërë thirrje për evakuimin e banorëve në këtë zonë pasi rrezikohen banesat. Mediat greke raportojnë se në vendngjarje kanë shkuar 23 zjarrfikës dhe 13 automjete për të shuar zjarrin.

Sakaq banorëve të zonës u është dërguar në celular një mesazh emergjence, që u kërkohet të jenë gati në rast se kërkohet evakuimi i menjëhershëm.

BalkanWeb