5 Qershor 2026

Një operacion i Krimit Ekonomik pranë Policisë së Tiranës ka zbuluar një skemë të dyshuar abuzimi me llogaritë bankare të klientëve, duke çuar në arrestimin e drejtorit, Gilbert Hoxha dhe zv.drejtorit Albin Keta të një filiali të UBA Bank në kryeqytet.

Ndërkohë gjashtë punonjës të tjerë janë vendosur në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa katër persona janë pezulluar nga detyra.

Kontrollet nisën pas denoncimeve të disa qytetarëve, klientë të bankës, të cilët konstatuan se shuma të konsiderueshme parash mungonin në llogaritë e tyre bankar.

Dyshohet se punonjësit e përfshirë kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të përvetësuar fondet e klientëve përmes veprimeve të kundraligjshme.

Deri më tani, dëmi i dokumentuar nga hetuesit llogaritet në mbi 200 mijë euro.

Hetimet vijojnë për identifikimin e rasteve të tjera të mundshme, pasi ekzistojnë dyshime se numri i klientëve të dëmtuar nga kjo skemë është i madh.

Burime kanë pohuar se ka qenë vetë banka që ka bërë denoncimin pranë organeve ligjzbatuese.

Njoftimi i Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës sëParë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u dhanë 12 masa sigurimi, ‘Arrest në burg’, ‘Arrest në shtëpi’ si dhe ‘Pezullimi i shërbimit të një detyre a shërbimit publik’ ndaj 12 shtetasve të akuzuar për veprat penale ‘Vjedhja duke shpërdoruar detyrën’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Falsifikimi kompjuterik’ parashikuar nga nenet 135/25, 186/3 dhe 186/a/2 të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.7108 të vitit 2025, nisën pas denoncimit të shtetasit I.O., se nga tre llogaritë e tij nëUBA Bank janë tërhequr shuma me një vlerë prej 500.000 lekësh nga persona të pa autorizuar. Ndërkohë që një tjetër kallëzim u krye nga vetë banka, e cila denoncoi rastin për tërheqjen e shumave pa autorizim ndaj klientes A.K në të njëjtën degë.

Nga hetimet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u evidentua se nga klientët e bankës, janë kryer 30 tërheqje pa mandat si dhe janë hapur e mbyllur pa autorizim disa depozita me afat nëeuro dhe dollarë.

Në rastin konkret nga hetimet rezultoi se ndaj personave nëhetim, shtetasit E.Q., I.D., E.K., B.M., A.K., G.H., G.B., D.D., O.K., R.S. B.N. dhe Zh.B. ekziston dyshim i arsyeshëm se janë autorë të mundshëm të veprave penale  penale ‘Vjedhja duke shpërdoruar detyrën’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Falsifikimi kompjuterik’ parashikuar nga nenet 135/25, 186/3 dhe 186/a/2 të Kodit Penal.

Shtetasit A.K. dhe G.H., zv.drejtor dhe drejtor i degës, ndaj të cilëve u kërkua masa e siguisë ‘Arrest në burg’, rezultoi se kanë kryer në mënyrë të përsëritur veprime tëkundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale. Duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin nësistemin bankar, ata kanë përvetësuar shumat monetare tëdy kilentëve nëpërmjet përdorimit të mandateve tëtërheqjes false, pa mandat, ndëhyrjes së kundërligjshme nësistem nëpërmjet konvertimeve valutore, hapje/mbyllje depozitash si dhe ndryshim të të dhënave pa autorizim. Kjo skemë vjedhjeje e koordinuar krijon dyshim të arsyeshëm mbi konsumimin e veprës penale për të cilën janë në hetim.Këto veprime ata i kryen në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të bankës, në cilësinë e arkëtarit, supervizorit si dhe tëshërbimit ndaj klientit.

Masa e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ u vendos për shtetasit G.B., D.D., O.K., R.S., B.N., dhe Zh.B., për kryerjen nëmënyrë të përsëritur për veprime të kundërligjshme gjatëushtrimit të detyrës së tyre. Duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin funksional në sistemin bankar, ata përvetësuanshuma monetare të dy klientëve nëpërmjet përdorimit tëmandateve të tërheqjes false apo ndërhyrjes në sistem pa autorizimin e tij.

Kjo skemë përfitimi e realizuar nga punonjësit e bankës sipas funksionit, funksiononte sipas mekanizmit: arkëtar/shërbim klienti nëpërmjet aksesit eskluziv mbi fondet e klientit kryhen ndërhyrje dhe manipuluan sistemin bankar, veprime të cilat verifikohen dhe autorizohen nga niveli drejtues në hierarki, përgjegjës operacional dhe drejtor dege, të cilët kanë detyrimin për verifimin, kontrollin dhe autorizimin final për kryerjen e transaksionit bankar.

Në lidhje me shtetasit e tjerë në hetim, E.Q., I.D., E.K. dhe B.M., u kërkua dhe pranua masa e sigurimit personal ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për veprën penale ‘Falsifikimi kompjuterik’. Nga hetimi rezultoi se këta shtetas kanë kryer veprime dhe transaksione bankare në kushtet kur mungonte kontrata në një ose disa raste duke krijuar premisat për ushtrimin e veprimtarisë sëjashtëligjshme të subjekteve të tjerë të sipërcituar të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur pasurinë.

5 qershor 2026