‘Neomalsorja’ niset drejt Tiranës: – Do t’i bashkohem protestës.

18 Korrik 2026
Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku e njohur edhe si ‘Neomalsorja’, është nisur drejt Tiranës. Ajo shprehet në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale se do t’i bashkohet protestës para Kryeministrisë e cila sot është në ditën e 49-të.
“Do t’i bashkohem protestës e cila sot është në ditën e 49 të saj. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve dhe rinisë që kanë patur gjatë këtyre ditëve në rrugët e vendit dhe siç duket nuk ka asnjë shenjë që të ndalet”, thekson ajo.
Sot para Kryeministrisë do të zhvillohet protesta e 49-të radhazi ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
‘Neomalsorja’ u largua nga grupi parlamentar socialist rreth 1 muaj më parë dhe “shpërtheu” në kritika ndaj mazhorancës dhe Ramës, ndërsa edhe ajo, tanimë si ish-socialiste kërkon largimin e kreut të qeverisë.
