18 Korrik 2026

Vala e parë e të nxehtit e kësaj vere sa po ka ardhur dhe pritet të vijojë në ditët në vijim, me temperaturat që do të rriten ndjeshëm dhe zhiva që do të arrijë deri në 42 gradë Celsius.

Edhe Ballkani OPerëndimor do e ndjejë këtë valë të nxehri sikurse Evropa së fundmi, fenomeni atmosferik “El Nino”, që ka shkaktuar mijëra vdekje gjatë qershorit.

Mes vendeve të prekura është edhe Shqipëria. Edhe në Greqinë fqinje autoritetet kanë dhënë alarmin, duke këshilluar kujdes të shtuar nga dita e nesërme, e dielë 19 korrik, deri të martën, 21 korrik.

Evropa ka regjistruar deri tani mbi 12 mijë vdekje nga temperaturat e lartë, ku shumica kanë ndodhur në Angli dhe Francë, si dhe në Gjermani, Spanjë, Itali, Holandë dhe vende të tjera.

Për sot, të shtunën, më 18 korrik, Shërbimi Meteorologjik Kombëtar  parashikon mot përgjithësisht të kthjellët, me vranësira të përkohshme gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në kontinent.

Por edhe qytetet zhvillojnë mikroklimën e tyre. Asfalti, betoni, ndërtimet e dendura, bimësia e kufizuar dhe qarkullimi i reduktuar i ajrit favorizojnë akumulimin e nxehtësisë brenda strukturës urbane. Si rezultat, zonat urbane mbeten më të ngrohta se zonat përreth periferike dhe rurale, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe të natës.

Mungesa e hijes dhe ftohjes natyrore, sipërfaqet që thithin rrezatimin diellor, por edhe nxehtësia e prodhuar nga automjetet, kondicionerët dhe aktivitetet e tjera njerëzore e përkeqësojnë më tej situatën.

Një nga karakteristikat më serioze të ishullit të nxehtësisë urbane është se ndërtesat dhe sipërfaqet lirojnë gradualisht nxehtësinë që kanë ruajtur gjatë ditës gjatë natës. Kjo kufizon freskinë e natës që është e nevojshme për trupin e njeriut për t’u rikuperuar pas shumë orësh ekspozimi ndaj temperaturave të larta.

Stresi i zgjatur nga nxehtësia prek të moshuarit, fëmijët, njerëzit me probleme shëndetësore, punëtorët në natyrë dhe ata që nuk kanë qasje të lehtë në hapësira të ftohta ose të ajrosura.

Zgjidhje për qytete më të freskëta

Sipas “Meteo”, përballimi i nxehtësisë urbane kërkon një kombinim ndërhyrjesh në hapësirat publike, ndërtesat dhe infrastrukturën. Më shumë gjelbërim urban, krijimi i hapësirave publike me hije dhe qendrave të ftohjes, hapësirave të hapura që lehtësojnë qarkullimin e ajrit, si dhe zonave me ujë dhe hije mund të zvogëlojnë ndjeshëm ekspozimin e qytetarëve ndaj temperaturave të larta.

Rregulloret e ndërtimit që përshtaten me kushtet e reja klimatike gjithashtu mund të luajnë një rol të rëndësishëm, ashtu si edhe përdorimi i materialeve reflektuese ose me ngjyra të çelëta në çati, rrugë dhe sipërfaqe ndërtesash.

Megjithatë, zgjidhjet nuk mund të jenë të njëjta për të gjitha zonat. Ato duhet të hartohen bazuar në karakteristikat specifike të secilit qytet dhe lagje, pikat ku përqendrohet më shumë nxehtësi, por edhe nevojat e njerëzve që janë më të prekshëm ndaj nxehtësisë.

Grafikët përkatës vijnë nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë.