18 Korrik 2026

Një i moshuar, që po merr pjesë në protestën kundër qeverisë, iu bëri thirrje shqiptarëve kudo që janë që të dalin në protestë dhe të largojnë njëherë e mirë kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë klasën politike.

“Thirrje shqiptarëve hajdeni dilni në protestë. Ta heqim këtë klasë politike, se në 35 vjet Shqipëria është në greminë. Trojet shqiptare të mblidhen këtu. Nuk bënë asnjë deklaratë për ministren serbe. Hajdeni shqiptarë.”, tha ai.

Ndërsa një qytetar tjetër u shpreh se kryeministri ka punuar vetëm për oligarkët dhe jo për popullin e thjeshtë.

“Protestoj kundër kryeministrit Rama. Kam dëgjuar se i thonë tradhtar dhe hajdut. Ai ka punuar kundër popullit të vet. Nuk ka menduar për popullin, për familjet e varfra. Në Rrjol i ka lënë të vriten dhe të zihen. Pse duhet t’i lërë të zien.

Qeveria është për të zgjidhur punët. Pse duhet të lejojë Kakomenë ta marrin të tjerët. Kakomeja është e fshatarëve. Ky kryeministër punon për oligarkët dhe jo për popullin. Rama të dorëhiqet se nuk bën ose duhet të bëjë një kthesë 360 gradë. Të heqë dorë nga oligarkët, të ulet me popullin.”, tha ai.