“Nuk negociohet me revolucionin” – Aktivisti Lika: – Kush mendon se do ta përfaqësojë e ka gabim! – Përfaqësuesit e saj janë në shesh

18 Korrik 2026
Aktivisti Edison Lika paralajmëroi se kushdo që mendon se do ta përfaqësojë protestën, përveç atyre që janë në shesh, e kanë gabim.Teksa hapi fjalimet përpara Kryeministrisë, ku janë mbledhur për të 49-tën ditë rradhazi, ai deklaroi se protesta ka nevojë për t’u dëgjuar dhe se me revolucionin e tyre nuk mund të negociohet.
“Çdokush që pretendon se me këtë protestë mund të negociojnë nëpër zyra e hanë gabim. Me këtë protestë negociohet vetëm në shesh. Kush mendon se mund ta përfaqësojë këtë protestë, e ka gabim sepse përfaqësuesit e kësaj proteste janë në shesh. Kjo protestë nuk ka nevojë për përfaqësi, ka nevojë për t’u dëgjuar dhe për zgjidhje. Nga qytetarët pjesëmarrës dëgjoj termin revolucion. A mund të negociohet me revolucionin. Duhet ta dinë mirë se revolucioni ka ndodhur. “, tha ai.
