21 Prill 2023

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Kanada, teksa një konteiner i mbushur me shufra ari është zhdukur nga aeroporti.

Konteineri kishte 1,630 kg (rreth 1.6 ton) ar, e cila ka një vlerë prej rreth 104 milionë dollarë.

Metali i çmuar, i cili po zhvendosej përmes Aeroportit Ndërkombëtar Pearson të Torontos, më i madhi në vend, po mbahej në një strukturë të sigurt. Por më pas u konstatua se kontejneri ishte zhdukur.

Pearson është vendi ku mbahet ari përpara se të transportohet jashtë shtetit. Pothuajse gjysma e ngarkesave ajrore të vendit kalon përmes aeroportit.

Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) është thirrur në ndihmë për të zbuluar se kush qëndron pas grabitjes.

Sipas Toronto Sun, policia beson se grabitja ka të ngjarë të jetë kryer nga grupet e organizuara kriminale lokale. Duke marrë parasysh madhësinë e ngarkesës, ka të ngjarë të jetë përdorur një kamion.

Gazeta Shqip