Një grup arkeologësh japonezë dhe peruan kanë zbuluar varrin e atij që besohet se është udhëheqësi i parë të Perusë së lashtë. I pagëzuar varri i “Priftit të Pututos” besohet se ai është 3000-vjeçar dhe së bashku me të u gjetën edhe instrumente muzikore të bëra nga guaska deti.

Një grup arkeologësh japonezë dhe peruanë kanë zbuluar varrin e një prifti 3000-vjeçar, së bashku me instrumentet muzikore të bëra nga guaska deti, në veri të Perusë.

“Ne kemi zbuluar një nga udhëheqësit e parë të Perusë së lashtë 3000 vjeçare në vendin arkeologjik Pacopampa” në rajonin e Cajamarca, 900 km në veri të Limës,” shpjegoi arkeologu Juan Pablo Villanueva.

“Për shkak të karakteristikave të gjetura, ne e kemi pagëzuar si varrin e “Priftit të Pututos”, shtoi ai. Pututos janë guaska kërpudhash që tingëllonin si bori.

Varri në Pacopampa ishte brenda një vrime konike me diametër një metër, të vulosur me një shkëmb që peshonte më shumë se gjysmë ton.

Prifti besohet se ishte mes 25 deri në 35 vjeç. Në anën e tij u vendosën 12 pututos nga brigjet e Tumbes dhe Guayaquil (Ekuador, 800 km), sipas studiuesve.

“Konteksti funerar zbulon se personazhi mbante një post të rëndësishëm, sepse ai kishte objekte me vlerë në distanca në botën e Andeve,” shpjegoi Villanueva.

“Ai do të ishte një nga udhëheqësit e parë të qytetërimit në malësitë veriore të Perusë”, saktësoi ai.

Në vend u gjetën edhe sende shtëpiake, gjerdanë të punuar me guaska të bardha dhe malakit (gur jeshil) dhe vathë guri.

“Njerëzit e 3,000 viteve më parë ndoshta erdhën këtu për pelegrinazh,” shtoi ai.

Arkeologët vlerësojnë se ky prift ka jetuar rreth vitit 1000 p.e.s., pra shekuj para “Zonjës së Pacopampës” dhe “Priftërinjve të Gjarprit Jaguar”, të zbuluar në të njëjtin vend arkeologjik dhe nga i njëjti ekip studiuesish, përkatësisht në vitin 2009 dhe 2015.

Nga Besmira Pelushaj