Xhafaj është dorëhequr të enjten? Gabimi në mesazh që zbulon detajin. –

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e sotëm përmes një statusi në Twitter se pranoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Edhe pse Rama nuk bën me dije se kur i është paraqitur letra e dorëheqjes, sipas një statusi të hedhur në llogarinë e Ministrisë së Brendshme, ajo ka qëndruar për dy ditë në tryezën e kryeministrit.

Postimi Ministrisë së Brendshme është korrigjuar 2 minuta pas publikimit.

Në tekstin e parë thuhej se “Pas më shumë se 1 viti në krye të Ministrisë së Brendshme, me vullnetin tim, pardje i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm” dhe në postimin e dytë fjala pardje është hequr.