Vuçiç: – Serbia duhet të pranojë se e ka humbur Kosovën. –

  • 28 maji  2019.
  • Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë diskutimeve dyditore të raportit në Kuvendin e Serbisë ka bërë me dije se “Serbia duhet ta pranojë se e ka humbur kontrollin mbi Kosovën dhe se duhet të gjejë kompromis me Prishtinën për të normalizuar raportet”.

Kuvendi i Serbisë  miratoi raportin për Kosovën të përpiluar nga zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Raporti u miratua me 145 vota pro, katër kundër ndërsa 13 deputetë nuk kanë votuar.

Deputetët kanë diskutuar mbi raportin me 82 faqe, në të cilin paraqiten të dhënat mbi dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe rezultatet më të rëndësishme të zyrës për Kosovën.

Në raport thuhet se dialogu në çdo drejtim ka punuar për interesant e serbëve dhe gjatë periudhës së bisedimeve është arritur të ruhet qetësia në Kosovë dhe jashtë saj.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve kanë filluar në vitin 2011. Palët kanë akuzuar njëra tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve të arritura në kuadër të këtij dialogu.

Pala serbe është tërhequr nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që kur kjo e fundit, në nëntor të vitit të kaluar, u ka vënë taksë 100% mallrave të importuara nga Serbia.

Vuçiç ka thënë se nuk do t’i rikthehet procesit, për sa kohë që kjo taksë mbetet në fuqi, por kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka këmbëngulur se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia të njohë Kosovën.

Gazeta dita.