Vjosa Osmani kërkoi të vendoste lule tek varri i gjyshit. Protokolli i Kuvendit: – Nuk ka varr!!!

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Tiranë.

Gjatë kësaj vizite ka ndodhur edhe një fakt i padëgjuar më parë, që syri.net e ka mësuar ekskluzivisht.

Vjosa Osmani ka kërkuar që të kishte mundësinë për të vendosur lule tek varri i xhaxhait të nënës së saj, Sulejman Vuçiterna.

Kërkesa mësohet se i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.

Por, këta të fundit, me anë të protokollit i janë përgjigjur presidentes së Kosovës se Sulejman Vuçiterna nuk kishte varr, pasi ishte varrosur në Kënetën e Maliqit duke mos ju gjetur eshtrat më.

Nga 27.al