25 Dhjetor 2022

Viti i ardhshëm do të jetë më i ngrohtë se dhe një nga më të nxehtit në histori. Zyra Metologjike e Mbretërisë së Bashkuar parashikon se 2023 do të jetë viti i dhjetë kur temperatura globale nuk pritet të ulet në kufirin 1 gradë Celsius.

Temperaturat në vitin 2023 parashikohen të jenë midis 1.08C dhe 1.32C mbi mesataren para-industriale. Por tre vitet e fundit janë ndikuar nga një model tjetër moti i quajtur La Niña, duke rritur ndjeshëm temperaturat për shkak se fenomeni zgjati shumë në kohë. Provat shkencore tregojnë se ndryshimi i klimës po rrit temperaturën globale.

Qeveritë në mbarë botën kanë premtuar të ulin emetimet për të mbajtur rritjen e temperaturës nën 1.5C për të shmangur efektet më të këqija të ndryshimeve klimatike. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C në krahasim me periudhën para Revolucionit Industrial në 1750-1900 kur njerëzit filluan të djegin sasi të mëdha të lëndëve djegëse fosile, duke lëshuar gazra në atmosferë.

Viti më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në 1850 ishte viti 2016, kur meteorologët thanë se fenomeni i motit i njohur si El Niño rriti temperaturat globale.  Në vitin 2022, rekordet e temperaturës u thyen në shumë pjesë të botës, duke përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar që regjistroi mbi 40C

Zjarret shkatërruese goditën pjesë të Evropës dhe Australisë të lidhura me motin e nxehtë ndërsa Pakistani dhe India regjistruan temperature deri në 50 gradë Celsius ndërsa disa muaj më vonë përmbytje shkatërruese me mijëra viktima.

Sipas ekspertëve rritja e mëtejshme e temperaturave parashikohet të çojë në efekte shkatërruese për njerëzit dhe natyrën, duke përfshirë më shumë thatësirë, shkretëtirëzim dhe sëmundje të lidhura me nxehtësinë.

Gazeta Dita