25 Dhjetor 2022

Një stuhi bore vazhdon të godasë disa shtet të SHA-së, duke shkaktuar humbje jetësh dhe anulime të udhëtimeve.

Të paktën 28 ??persona kanë humbur jetën në SHBA, dhe pothuajse 300000 shtëpi dhe biznese pa energji eklektike, asi temperatura prej ditësh janë në zero gradë.

13 shtete janë duke luftuar për të përballuar presionin e motit ekstrem dhe mungesën e energjisë elektrike. Qytetarët amerikanë përpos kushteve atmosferike, janë duke u përballur dhe me problemet në gaz dhe mungesë të druve të zjarrit në mënyrë që të përballojnë të ftohtin.

Më shumë se 1,100 njerëz kanë kërkuar ndihmë duke u strehuar në 5 strehimore. Po ashtu disa prej strehimoreve kanë improvizuar duke ngritur tenda në mënyrë që qytetarët të mos të ngelen rrugëve.

Në disa shtete është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Gazeta Sot