25 Dhjetor 2022

Nga OraNews

Disa nga gjetjet më të rëndësishme të vitit që po lemë pas, konsiderohen ndër zbulimet më emocionuese të artit dhe arkeologjisë. Midis tyre spikatën një autoportret i Van Gogut, i fshehur pas një pikture, zbulimi i një qyteti të madh romak dhe një tunel sekret që besohet se të çon në varrin e humbur të Kleopatrës.

Zbulimet më të rëndësishme të vitit 2022 në fushën e artit dhe arkeologjisë, konsiderohen ndër më emocionueset. Mes tyre janë gjetjet e arkeologëve në Athribis, ku u zbuluan 18,000 copa qeramike të gdhendura me bojë, të njohura si “Ostraca”. Këto shkarravitje janë dëshmi e “nxënësve të këqij” që disiplinoheshin për shkrimin 2000 vjet më parë, sipas studiuesve gjermanë.

Zbulimi i varrit të humbur të Kleopatrës, do të ishte një “gral i shenjtë” për arkeologët dhe një ekip në Universitetin e Santo Domingos, besohet të ketë gjetur hyrjen e tij. Bëhet fjalë për një tunel 1300 m të gjatë, i vendosur më shumë se 40 metra nën tokë, rreth një tempulli në qytetin e shkatërruar të Taposiris Magna, Egjipt.

15 zbulime të jashtëzakonshme, gjetjet më emocionuese të

Konservatorët e artit në Skoci evidentuan ekzistencën e një autoportreti të njohur të Van Goghut, që fshihej pas një pikture të një gruaje fshatare. Studiuesit e bënë zbulimin kur morën një rreze X të një prej portreteve të tij, nga viti 1885 dhe zbuluan pamjen e vetë artistit pas shtresave të kartonit dhe ngjitësit.

Një unazë martese mesjetare prej ari dhe diamante, është zbulimi befasues i David Board, për të cilin ai fillimisht besonte se ishte “skrap metali”, erdhi në vëmendjen e publikut këtë vjeshtë, përpara shitjes së tij në Noonans.

Më shumë se dy duzina statuja bronzi, të ruajtura mire dhe 6,000 monedha ishte gjetja befasuese në një banjë termale në Toskanë, këtë vjeshtë. Statujat e ruajtura mirë, përshkruajnë hyjnitë greko-romake duke përfshirë Apollonin dhe Hygieia, u zbuluan në provincën e Sienës.

Një pasqyrë e thjeshtë bronzi e mbajtur në ruajtje në Muzeun e Artit të Cincinnati, ka rezultuar të jetë një objekt tepër i rrallë me një sekret “magjik”, kur drita hidhet drejtpërdrejt mbi të, shfaqet një imazh i një Buda të ulur.

Kur studiuesit kryen një studim të gjerë të disa pikturave të mjeshtrit holandez Johannes Vermeer, ata zbuluan se njëra prej tyre, “Vajza me një flaut”, në të vërtetë ishte false. Piktura ka të ngjarë të jetë bërë në studion e tij, ose nga një asistent, nxënës ose anëtar i familjes.

Këtë verë, minatori australian Lucapa Diamond Company njoftoi se kishte gjetur diamantin më të madh rozë në 300 vjet, në Angola. Guri i çmuar prej 170 karatësh, i quajtur “Trëndafili Lulo”  u festua si një zbulim “historik” nga qeveria.

Në shtator, arkeologët përfunduan një gërmim që zbuloi pjesë të mëdha të një përshkrimi rinor të heroit mitologjik Herkulit, i njohur gjithashtu si Herakli, në Filipi në Greqinë verilindore. Statuja klasike (e cila daton në shekullin e dytë pas Krishtit).

15 zbulime të jashtëzakonshme, gjetjet më emocionuese të

Një fermer palestinez zbuloi një mozaik të paprekur të epokës bizantine, që ata përshkruan kafshë shumëngjyrëshe dhe modele të ndërlikuara dhe ndodhet në kopshtin e tij, në kampin e refugjatëve Bureij.

Kur arkeologët filluan punën e rindërtimit në Portën e rrafshuar Mashki, ose “Porta e Zotit” në Nineveh, Irak, e cila ishte shkatërruar nga militantët e ISIS, ata nuk prisnin të gjenin gdhendje të lashta Siriane, të ruajtura nën rrënojat. Ekipi i gërmimit zbuloi shtatë pllaka mermeri që përshkruanin ushtarë sirianë, palma, që dikur ishin pjesë e Pallatit të Mbretit Senakeribi, i cili sundoi nga Ninive rreth vitit 700 pes, dhe ndërtoi portën.

Në prill, arkeologët zbuluan vendin e varrosjes së një princeshe në vendin Northamptonshire, Angli, rreth 13 shekuj më parë në tokë të caktuar për një ndërtim banimi. Ajo la pas një gjerdan të mrekullueshëm të bërë nga ari, përfshirë një kryq të madh argjendi.

Afërsisht pesë vjet, pasi grabitësit hynë në një dhomë të fshehtë gati 100 metra nën një shtëpi në Turqinë juglindore, arkeologët kanë gjetur se kompleksi i Epokës së Hekurit përmban vepra arti të lashta, që ilustrojnë shkëmbime të rëndësishme kulturore nga shekulli i 9-të para Krishtit, që tregon një procesion hyjnish.

Në Angli është shënuar një nga zbulimet më emocionuese të vitit, mbetjet e një vendbanimi tregtar romak pranë Northamptonshire. Për shkak të gjetjeve, besohet se vendi, i njohur si Blackgrounds, dikur ishte shtëpia e një “zone të zhurmshme “.

Në sitin arkeologjik Sanxingdui një ngastër toke prej 4,6 milje katrore ka dhënë mijëra relike. Grumbullimi i fundit, i raportuar nga media shtetërore Kineze në qershor, përfshin 3,155 objekte, një kuti në formën e guaskës së breshkës dhe një altar flijimi mes tyre.