edmond tupja

8 Dhjetor 2022

Studiuesi dhe përkthyesi i njohur Edmond Tupja, foli në Neës 24 për situatnë në vend dhe shembjen e ‘Pretige Resort’. Tupja theksoi se veprimi i Ramës ishte e prej një të marri, pasi resorti në vetvete nuk ishte fare pa leje.

Ai theksoi se një ndërtesë e tillë nuk duhej shembur dhe se Rama bën veprime me teka të cilat duhet ti marrim parasysh.

Pjesë nga reagimi i Edmond Tupes

Ai nuk ishte pa leje fare, apo mbiu si kërpurdhë. Tani vjen një kompleks konjukturash dhe vjen një situatë që e shtyn kryeministrin në një veprim prej të marri, sepse një ndërtesë e tillë në fund të fundit pse duhej prishur.

Këtu kalojmë tek pjesa e errët e nënvetëdijes së Kryeministrit, që keqen ta mënjanojmë. Jung dhe Jang, e bardha dhe e zeza, duhet që e mira të mbuyllë të keqen në një qoshe dhe ta neutralizojmë. Të dimë ta kemi në dorë vetë, kjo tregon se çdo gjë mund të shembet, Shyqyr që smerren me biçikletën, jemi përballë tekave të një qeveritari. Ruhuni prej meje se unë ju bëj çfarë të më doj ëqejfi.

Kemi shumë njerëz të pastrehë, si do e kalojnë ata Vitin e Ri. Ç’më duhet mua ajo shtesë pensioni me 50 mijë lekë. Nuk është se është tamam një dhuratë, ata duhen strehuar me urgjencë.

Gazeta Shqiptare