“Vendi ku dënohen atdhetarët dhe lartësohen tradhëtarët”…

Nga Paulin Z. Zefi.

*Kjo është banesa e rrënuar në fshatin Kallmet i Madh (Lezhë) e patriotit të pashembullt, klerikut katolik, ipeshkëvit të Lezhës, diplomatit, pjesëtarit të Këshillit të Naltë (Kongresi i Lushnjës), ministrit pa portofol, kryetarit të delegacionit shqiptar në Konferencën e e Paqes në Paris (Versajë 1919) dhe shpëtimtarit të Korçës dhe Gjinokastrës, Mons. Luigj Bumçi (1872-1945).

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në shërbim të Shqipërisë, L.Bumçi, fillimisht u shpërblye nga regjimi komunist i sapoinstaluar në vend me tortura gjatë seancave hetimore, ku ai ndërroi jetë pas pak ditësh, me 1 mars të vitit 1945, dhe më vonë, emri i tij u la në harresë të plotë.