Vala e të nxehtit godet Portugalinë: Termometri arrin në 40.3 gradë, duke thyer rekordin e muajit maj

29 Maji 2026
Një rekord i ri nxehtësie për muajin maj u regjistrua në Portugali , me temperaturën maksimale që arriti në 40.3 gradë Celsius .
Kjo temperaturë u regjistrua dje, të mërkurën, në Mora, në pjesën qendrore të vendit, siç njoftoi sot shërbimi meteorologjik portugez, duke sqaruar se rekordi i mëparshëm prej 40 gradësh Celsius ishte në maj të vitit 2001 .
Vendi iberik po goditet gjithashtu nga një valë e hershme e të nxehtit , të cilën po e përjeton një pjesë e madhe e Evropës , ku temperaturat janë rritur në nivele anormalisht të larta që nga fillimi i javës, veçanërisht në Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali.
Sipas shërbimit meteorologjik të Portugalisë, vendi ka përjetuar një valë të nxehti që nga 20 maji , e cila ka një “probabilitet shumë të lartë” të vazhdojë deri në fillim të qershorit.
“Vala aktuale e të nxehtit mund të jetë më e gjata…dhe më intensivja për muajin maj”, paralajmëroi Instituti Portugez për Detin dhe Atmosferën (IPMA) në një njoftim për shtyp.
Pjesa më e madhe e territorit portugez u vu në ” alarm të verdhë ” dje dhe sot për shkak të këtij episodi të nxehtësisë së vazhdueshme, i cili ka rezultuar në një rritje të shtrimeve në spital, sipas Ministres së Shëndetësisë Ana Paula Martins.
