Universitetet në rrethe bojkot total, edhe Saranda i bashkohet protestës.-

11,12.2018

 

Ka nisur edhe sot protesta e studentëve, e cila ka marrë përmasa kombëtare, pasi janë bashkuar studentët nga të gjitha rrethet.

 

Studentët nga rrethe të ndryshme si Vlora, Korça, Elbasani dhe Durrësi janë nisur me grupe të vogël  drejt Tiranës, por shumë të tjera janë grumbulluar përpara godinave ku ata bëjnë mësim.

Po ashtu po sot qeverisë është vënë një ultimatum që të pranojë pa kushte të gjitha kërkesat e tyre dhe është paralajmëruar përshkallëzim deri në grevë urie.

Sipas gazetares në Gjirokastër, ku dhe atje studentët po protestojnë, ata kanë pasur kërcënime nga forume partia që të mos marrin pjesë në këtë protestë.

Sot për herë të parë janë bashkuar në protestË dhe studentët e Sarandës.