?

Argjendaria, sideomos punimi  argjendit m tekniken e filigrnit ne shqiperi ka qene shume e zhvilluar. Mjeshtrit  e filigranit te Shqiperise se Veriut kane qene te njohur ne gjithe Ballkanin dhe me gjere, dhe punimet e tyre artizanale ishin vepra arti ne kuptimin e mire te fjales, kerkoheshin ne tregjet e  Mesdheut.

?

Ketu po paraqesim disa unaza argjendi punim i mjeshterve shqiptare dhe e dallonin nga unazat e perdorua nga popuj e tjere.

Jane  te realizuara me tekniken qe njihet  “filigran” ose “me kokrra”, qe realizohej me derdhje mbi forma te gatshme. Jane te zbukuruar me gure te cmuar te vleresuar me cmime mesatar, por nga punishtet e argjendareve shqiptare kane dale dhe stoli me gure shume te cmuar, ku nuk mungojne edhe unazat.

Cdo grua e Shqiperise se Veriut kishte nje, e disa here dei ne 10 cope nga keto unaza argjendi. Argjendi tek shqiptaret kishte perdorim masiv edhe nga kushtezimi qe lidhej me besime popullore, qe gruaja pajeter duhej te kishte nje unaze argjendi.

Larmia dhe punimi i stolive prej argjendi ishte, ishte si nje ekspozite e vogel ne veshjen e Gruas se Shqiperise se Veriut, mjafton te kujtojme stolite e Xhubletes Shqiptare, ku stolite peshonin ne me shume se nje kilogram. Nuk ishte vlera e argjendit qe i jepte vlere por ishte punimi artistik mjeshteror dhe motivet dhe zbukurimet me tradite te dallueshme e te paperseritshme sipas trashegimise se medeleve dhe motiveve te trasheguara nga iliro-arberoret.

Shenimi dhe fotot: J. Brahaj-