U shkatërrua nga tërmeti, shkolla ishte rindërtuar 2 muaj më parë

4 dhjetor 2019

U rikonstruktua në shtator të këtij viti me vlerë 580 milionë lekë, por u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kjo është historia e pazakontë dhe abuzive me shkollën 9-vjeçare ‘Ramazan Jangozi’ në Thumanë, e cila do të rindërtohet për të dytën herë brenda disa muajsh, pasi nuk i rezistoi tërmetit të martës.

Bashkia e Krujës, në prill të këtij viti shpalli tenderin për rikonstruksionin e shkollës me fond limit 58 892 767 lekë.

Rikonstruksioni u financua nga grantet qeveritare vëne në dispozicion të Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve dhe nga të ardhurat e Bashkisë Krujë.

Në 13 qershor të këtij viti firmoset kontrata me kompaninë “Regli”.

Një vit më parë, administratori i kësaj kompanie Njazi Prençi është marrë i pandehur nga Prokuroria si dhe është dënuar me dy vite burg nga gjykata për afera me tendera, por kjo duket se nuk e ka penguar për të fituar tendera të tjerë.

Sot ka nisur shembja e shkollës.

j.l./ dita