“U krijua nga njeriu në laborator”, ish-shefi i Inteligjencës britanike zbulon origjinën dhe sekrete për COVID-19

– 04.06.20

Ish-shefi i Shërbimit Sekret britanik, Richard Dearlove gjatë një interviste për ‘Thë Telegraph’ u shpreh se COVID-19 është krijuar nga njeriu në një laborator në Kinë dhe u përhap në botë për shkak të një incidenti.

Richard përmend hulumtimin norvegjezo-britanik, që ende nuk është botuar, i cili tregon se elementët kryesorë në sekuencën gjenetike të virusit do të ishin “futur” dhe mund mos të kishin evoluar natyrshëm.

Eksperimente sekrete – Deri tani shkencëtarët kanë ndarë gjithnjë idenë se Covid ka ndodhur prej kalimit nga speciet, nga lakuriqi i natës te njeriu. Sipas sër Richard Dearlove, në fakt, shkencëtarët kinezë mund të kenë kryer eksperimente sekrete mbi lakuriqët e natës, derisa Covid-19, prej një aksidenti, ka dalë nga laboratori i biosigurisë në Ëuhan.

Vaksina? Përpjekjet do të ishin të kota – Studimi i zhvilluar nga akademikë nga spitali St George në Universitetin e Londrës dhe virologë norvegjezë afirmon se pjesë të ADN-së së virusit janë futur manualisht në seksione. Për më tepër, të gjitha përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë “do të ishin të kota, sepse virusi nuk ishte keqkuptuar”. Sër Richard Dearlove theksoi se rezultatet e raportit mund ta detyrojnë Kinën të paguajë pjesën tjetër të botës për dëmet e shkaktuara nga koronavirusi.

Debati mbi kërkimet anglo-norvegjeze – Fjalët e ish-numrit një të Inteligjencës kanë ngjallur debate të mëdha në Britaninë e Madhe. Vëmendja është përqendruar te dokumenti, i cili është rishkruar disa herë dhe nuk është botuar ende në një ditar shkencor. Një version i fundit i materialit madje pohon se Covid-19 mund të quhet “Virusi Ëuhan”. Një nga autorët, John Fredrik Moxnes, kërkoi që emri i tij të tërhiqej nga kërkimet, sepse kjo do të vinte në dyshim besueshmërinë e tij. Bashkë-nënshkruesit e hulumtimit, megjithatë, nuk kanë ndërmarrë asnjë hap prapa dhe kanë pohuar se virusi ka “gjurmë unike digitale” që nuk mund të kenë evoluar natyrshëm.

Gazeta Shqiptare