U hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”/ Zbardhet biseda telefonike e viktimës me fqinjin: Po ta dija se çfarë bëhet këtu, nuk do të…

 2 shtator  2020

Zbardhet dëshmia tronditëse që tregon për gjendjen e rënduar psikologjike të pacientit 65-vjeçar, i cili i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga dritarja e katit të katërt në spitalin “Covid 2”.

” ….Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?

Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka… ”

Viktima, ka bërë një natë më parë një telefonatë me fqinjin e tij.

Ai i thotë se ka mundur të sigurojë telefonin përmes ryshfetit dhe se kishte 5 minuta kohë për të folur.

Gjatë bisedës shprehet i tronditur nga ajo që ka parë në këtë spital (pa e specifikuar) dhe shton se nuk do shtrohej kurrë nëse do ta dinte se çfarë po ndodhte aty.

Fqinji: Si je?

Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha ia hodha…

Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?

Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…

Fqinji: Shyqyr që je mirë!

Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.

Viktima mësohet se e kreu aktin e rëndë mbrëmjen e sotme, në gjendje të rënduar psikologjike. Vetëm para dy ditësh ai kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në Sanatorium, nga ku dhe u vetëhodh.

Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intubuar. Ky është rasti i dytë kur një pacient me Covid i shtruar në Sanatorium i jep fund jetës. /BW/