Tronditet në orët e para të mëngjesit Kroacia. Tërmeti i fuqishëm shkund vendin.

3 MARS 2021

Mëngjesin e kësaj të mërkure Kroacia është tronditur nga një tërmet 4.1 ballë ka tronditur Kroacinë mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 5:37.

Sipas aplikacionit të njohur të tërmeteve bëhet me dije se tërmeti i ndodhur rreth orës 5:37, kishte një thellësi prej 10.94 kilometër, ndërsa epiqendra e tij ishte në qytetin Glina të Kroacisë.

Kujtojmë se rreth një javë më parë një tërmet po me të njëjtën madhësi, 4.1 ballë goditi qytetin e Dubrovnikut rreth orës 23:07.

Gazeta Sot