11 Qershor 2024

Një shpërthim është dëgjuar pak minuta më parë (rreth orës 22:30, dt. 10 qershor) në zonën e ‘Myslym Shyrit’ dhe ish-Ekspozitës, ngjitur me fushat e tenisit në kryeqytet.

Në sallën operative ka pasur një telefonatë për shpërthim, dhe pas verfikimeve të policisë është konstatuar se shpëthimi ka ndodhur në një gropë pallati në ndërtim, i ngjashëm me lëndët plasëse.

Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.