Tërheqja e aleatëve, Rama mbetet i vetëm në zgjedhje…

Nga: Gazeta Telegraf

15 Maj, 2019.

Kryeministri Edi Rama duket se po shkon i vetëm drejt projektit të tij për zgjedhjet e 30 qershorit. Përvecc partive opozitare që tashmë nuk janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje, KQZ-së i është drejtuar me një kërkesë edhe partia “Aleanca Popullore”, e drejtuar nga Artur Dojaka, aleat i Edi Ramës.

Dojaka kërkon ccregjistrimin nga zgjedhjet e 30 qershorit, për shkak të krizës politike në vend dhe mungesës së garancive për një proces demokratik.

“Referuar aktualitetit politik në vend, në mbështetje të nenit 64 të kodit zgjedhor deklarojmë tërheqjen nga kërkesa për tu regjistruar si parti politike në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Në këto kushte, kërkojmë përfshirjen në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të KQZ-së për ç”regjistrimin e Partisë Aleanca Popullore si subjekt politik për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Aleanca Popullore ka marrë këtë vendim, si pasojë e klimës së rënduar politike dhe cënimin e sigurisë në vend. Duke iu referuar kësaj situate gjykojmë si të pamundur zhvillimin e një procesi zgjedhor demokratik, mbyllet kërkesa e këtij subjekti politik”, thuhet në shkresën që Dojaka i drejton KQZ-së.

Nuk dihet nëse lëvizja e Dojakas është një lojë që Edi Rama ka nisur për të justifikuar tërheqjen nga vendimi i tij i prerë që zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të shtyhen, apo kryeministrin po e tradhëtojnë edhe aleatët e tij.

Një ditë më parë, Rama deklaroi prerazi se zgjedhjet nuk mund të shtyhen sepse nuk e lejon kushtetuta, duke këmbëngulur në idenë se do të shkohet në proces me ato parti apo kandidatë që tashmë janë regjistruar në KQZ.

Pasi ka marrë tepsinë e pushtetit apo timonin e qeverisë, sikundër shprehej në zgjedhjet e fundit parlamentare, Ramës duket se po i mbetet edhe tepsia për zgjedhjet vendore, nëse ato do të zhvillohen.