Rreth 1300 pedagogë i bashkohen protestës te Politekniku. – Kërkohet dorëheqja e Ramës

20 Tetor 2026
Pasi firmosën një peticion përmes të cilit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, një grup pedagogësh i janë bashkuar protestës në Tiranë.
Pedagogët janë mbledhur te Universiteti Politeknik.
Rreth 1300 pedagogë, nga afro 10 mijë që numëron personeli akademik në vend, raportohet se kanë nënshkruar peticionin, përmes të cilit kërkohet largimi i Ramës nga detyra dhe krijimi i një qeverie kujdestare. Peticionin e kanë firmosur edhe figura të tjera të atashuara pranë Partisë Demokratike.
