13 Shtator 2026

Policia e Vlorës ka shoqëruar katër persona në komisariat këtë pasdite, pas tensioneve në takimin e Ramës. Ata janë ndaluar në afërsi të Pallatit të Kulturës, ku Rama ka zhvilluar takimin me anëtarë të PS-së së Vlorës.

Personat e tubuar kishin planifikuar të zhvillonin një protestë në lidhje me zhvillimet e fundit, duke nisur nga Zvërneci, Muzeu Hebre e deri te Reforma Territoriale, që është kundërshtuar nga një pjesë e tyre.

Një nga të arrestuarit është aktivisti Baki Goxhaj, i cili qëndronte në krye të grupit të protestuesve.

Në një video të shpërndarë në rrjet dëgjohet bashkëshortja e tij e cila u drejtohet oficerëve të policisë “Mos guxo ta prekësh me dorë” “Përse po e merrni” “O kriminelë” .