Të ngjashme me euron, BSH-ja prezanton kartëmonedhat e reja. Kur dalin në qarkullim (Foto)

Sejko theksoi se pas më shumë se 20 vite, dizajni i kartëmonedhave të qarkullimit vjen i rifreskuar dhe me elemente sigurie të përmirësuara.

12 Shtator, 2019

TIRANË– Banka e Shqipërisë ka prezantuar sot në një ceremoni serinë së re të kartëmonedhave Shqiptare.

Në një ceremoni të mbajtur brenda ambjenteve të Bankës së Shqipërise, guvernatori Gent Sejko prezantoi kartmoedhat me dizenjo të re.

Sejko theksoi se pas më shumë se 20 vite, dizajni i kartëmonedhave të qarkullimit vjen i rifreskuar dhe me elemente sigurie të përmirësuara.

Tashmë kartëmonedha shqiptare ka një pamje krejtësisht moderne dhe në të njëjtën kohë është më rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë. Ajo që u ka rënë shumë njerëzve në sy është ngjashmëria me kartëmonedhën europiane, euron.

Genc Sejko