Gurgdhendesi gjirokastrit Ermal Makri.

10 Shtator 2022

Në Pazarin e Gjirokastrës, mes dyqaneve unikë që përshkojnë çdo rrugicë, ndodhet edhe punishtja e gurgdhendësit Ermal Makri. Një sipërfaqe e vogël që mban brenda pafund art e pasion.

Ermal Makri është djali i mjeshtrit gjirokastrit, Muhedin Makri i cili e filloi punën në Pazarin e Gjirokastrës në vitet 60 e deri në ditët e fundit të jetës punoi në këtë punishte të vogël.

Gurgdhendesi gjirokastrit Ermal Makri.

Tani në punishte punon i biri, i cili la emigracionin për t’u kthyer në vendin e tij, e për të vijuar traditën familjare.

Punimet që realizon janë të ndryshme. Simbolet që sjell në gurë janë gjirokastrite dhe kombëtare. Dyqani është kahera plot. Të huaj, shqiptarë, të gjithë janë sy e veshë, të shohin punimet unike. Jo vetëm ato që kanë mbushur dyqanin, por edhe ato që mjeshtri, i gdhend në moment.

Nuk ndalet, as kur flet e tregon për Dritare TV, si e nisi këtë pasion, si u shkëput dhe u rikthye sërish, për amanetin e të atit.

Gurgdhendesi gjirokastrit Ermal Makri.

“Unë kam punuar si taksist disa kohë, por më hoqi babai. Deri në 2013.

Këtë zanat e kam nisur që në moshën 13-vjecare. Por e lash sepse ika në Greqi, punova disa kohë atje si emigrant. Babai më thoshte që lërë, vazhdo rrugën time, sepse këtë zanat nuk mund ta bëjë çdo kush, unë kisha talent, babai më kishte mësuar. Por është një punë që do durim.

Gurgdhendesi gjirokastrit Ermal Makri.

Gurgdhendesi gjirokastrit Ermal Makri.

Gurgdhendesi gjirokastrit Ermal Makri.

Rrugës fitova edhe durimin, sepse pasioni nuk më ka munguar kurrë për këtë zanat. Në shkollë, mësueset që nuk më pëlqenin, i bëja karikatura. Bëja gjithë klasën të qeshte”, tregon mjeshtri Makri për Dritare TV./L.F-dritare.net.

Nga: www.Dritare