10 Shtator 2022

Vijon prej disa orësh vatra e zjarrit në gadishullin e Karaburunit.

Zjarri ka rënë pranë gjirit të Shën Andreas.

Flakët po përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë bregdetare.

Ndërhyrja mbetet e vështirë sepse terreni nuk e lejon.

E gjithë pjesa e gjirit është mbuluar me re tymi.

Zjarri dyshohet i qëllimshëm, i vendosur nga pushues apo turistë në zonë.

Nga Edi Ruçi