
Sulmi izraelit në Doha/ Trump dha “dritën jeshile” për operacionin
10 Shtator 2025
Izraeli kreu një sulm me dt. 9 kundër udhëheqjes së Hamasit në Doha, pasi një shpërthim u dëgjua në kryeqytetin e Katarit. Sipas medias izraelite Channel 12, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha dritën jeshile sulmit të Izraelit në Katar.
Raportohet se udhëheqësi i hershëm i Hamasit, Khaled Mashaal — të cilin Izraeli u përpoq ta vriste në Jordani në vitin 1997 — ishte midis udhëheqësve të Hamasit në takimin e shënjestruar nga Izraeli.
Televizioni Al Jazeera, duke cituar burime të Hamasit, thotë se delegacioni negociator i grupit militant u shënjestrua gjatë një takimi në Doha.
Më herët ushtria izraelite konfirmoi se kreu një sulm ndaj udhëheqjes së Hamasit në kryeqytetin e Katarit. Qyteti i Katarit ka organizuar disa raunde bisedimesh paqeje që synojnë t’i japin fund luftës në Gaza.