10 Shtator 2025

Ish kryeministri italian i së majtës Massimo D’Alema, i cili shërben me shumë gjasë edhe si lobues i kryeministrit të Shqipërisë, është parë në Tiranë në krah të Edi Ramës, menjëherë pas takimit që zhvilloi në Pekin me diktatorët e botës, Xi Jinping, Kim Jong Un dhe Vladimir Putin.

Gjatë një aktiviteti të ditës së sotme në kryeministri në promovimin e një libri, D’Alema është parë në krah të Edi Ramës.

Kujtojmë se së fundmi, Edi Rama pritet të përballet me një hetim të madh korrupsioni në ShBA për çështjen ‘McGonigal’, ku nga dosja e publikuar nga Departamenti i Drejtësisë, dalin lidhjet e tij me agjenturën kineze.

Prania e D’alema në paradën kineze në Pekin është bërë polemikë e madhe në Itali.