Sulejman Mato

Sulejman Mato: – Zonja Flutura Açka! Pushteti merret me luanë jo me lepuj.

13 Prill 2022

Partia Demokratike është aset popullor i shtresave të vuajtura dhe të persekutuara në kohën e sistemit të ashtuquajtur “socialist”

Deputetët e listës, ku bëni pjesë dhe ju, janë votuar për të marrë pushtetin.

Me deputetët e listës të Lul Bashës, ku bëni pjesë dhe ju nuk i merret dot  pushteti Edi Ramës.

Ju dhe të tjerët  deputetë të bravave u shoh si fasadë opozitare

Pushteti merret me luanë jo me lepuj.

Ju doni të tërhiqet  nga beteja Luani dhe të merret pushteti me lepuj.

Ju e konsideroni veten si një shkrimtare.

Nuk dua të gjykoj në vlerën e disa librave tuaja, por, unë, ashtu si V. Haveli, dyshoj në ata shkrimtarë që merren  me politikë, apo me biznese.

Pushteti nuk merret as me ju e as me personat që propozoni ju, si Zogaj, Patosi, Ruli, Topalli, Meksi, etj.

P.D. mund të mëkëmbet vetëm me pasionin, energjinë, eksperiencën dhe reputacionin e dr. Sali Berishës.

E doni ju, apo dhe Yuri Kim, Sali Berishën, kjo nuk ka rëndësi për elektoratin e P.D- së.

Ju kërkoj të bëheni më realiste dhe të reflektoni, duke e tërhequr atë deklaratë naive, duke ju kujtuar dhe njëherë se beteja për pushtet kërkon luanë, jo lepuj.