Studentët ulen këmbëkryq, bllokojnë kryqëzimin e “21 dhjetorit”

Studentët janë grumbulluar para fakulteteve ku studiojnë për të shkuar më pas tek Ministria e Arsimit. Por gjatë rrugës disa studentë kanë bllokuar kryqëzimin e “21 dhjetorit”. Të rijntë janë ulur këmbëkryq në rrugë, ndërsa në duar mbajnë pankarta. Protestës ia janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Sporteve.