7 Mars 2024

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u kërkoi deputetëve të opozitës të ndalin zhurmën dhe të ulen në Konferencën e Kryetarëve dhe Komisionin e Reformës Zgjedhore për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar, që ajo e cilësoi si “absurditet”.

Spiropali tha se “jemi shumë afër që të gjejmë një zgjidhje për këtë absurditet”.

“Dua t’ju them diçka shumë miqësisht. Sot është 7 Marsi, vetëm 1 koment. Doja të bëja një urim për të gjithë mësuesit e Shqipërisë për rastin e 7 Marsit”, tha Spiropali në çelje të fjalës së saj.

“Dhe besoj se mësuesit na kanë mësuar se të paktën kur flet dikush nuk ia marrin fjalën të tjerët, s’ka bilbila e zhurmues, por dëgjohet me respekt”, tha më tej Spiropali.

“Ka ardhur koha që t’i gjejmë dy fjalë të përbashkëta. Ejani në Konferencën e Kryetarëve të biem dakord për objektet dhe kërkesat tuaja, ejani te Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe sillni propozime tuaja përmbajtësore dhe mos e merrni peng këtë ditë”, nënvizoi Spiropali.

“Ju të gjithë fëmijëve të Shqipërisë po u jepni shembullin më të shëmtuar, Ervin”, vijoi ajo.

“Jemi shumë afër që të gjejmë një zgjidhje për këtë absurditet. Partinë e bashkuat, jeni të fortë e të gatshëm, jeni gjallë e të vërtetë dhe vazhdoni përpara, se zgjidhja është shumë e thjeshtë. Gëzuar 7 Marsin të gjithë mësuesve dhe grave këtu 8 Marsin!”, mbylli fjalën e saj Spiropali.

Nga OraNews