Spartak Ngjela: Bravo Kukësi! E dëbuat Kryeministrin Rama. –

Kryeministri Edi Rama u prit me protesta të forta nga qytetarët Hasit dhe Kukësit. Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe avokat Spartak Ngjela.

Ngjela përmes një postimi në “Facebook” ka përgëzuar banorët e Kukësit për veprimin e djeshëm, ndërsa shton se ata i treguan vendin Ramës.

Postimi i Spartak Ngjelës

“Bravo Kuksi.
Kuksianët e dëbuan dje Edi Ramën nga Kuksi. Dhe kanë të drejtë.

I treguan vendin një kryeministri që po fundos vendin në humnerën e varfërisë ekstreme.
Po a do veprojnë kështu të gjitha qytetet që janë në zinë e varfërisë ekstreme sot në Shqipëri?”, shkruan Ngjela.

Dje banorët e Hasit dhe Kukësit me pankarta në duar, jashtë ambienteve ku do zhvillohej aktiviteti, kanë kundërshtuar vendosjen e tarifës në Rrugën e Kombit si dhe mënyrën si po qeverisë Rama.

“Rama ik”, “Qeveri e drogës”, “Jo taksës së rrugës së Kombit”, “Rinia e Hasit nuk të do” ishin disa prej pankartave të protestës nga të rinjtë e FRPD dhe banorët kundër Edi Ramës. Me pas banorët e Kukësit hodhën tymuese në shesh.