3 Qershor 2026

SPAK ka liruar llogaritë e vëllezërve miliarderë nga Katari, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat për të shmangur përballjet ligjore në Gjykatën e Arbitrazhit.

Sipas burimeve ende të pakonfirnuara zyrtarisht, një angazhim në Arbitrazh do vononte dhe komplikonte hetimin kryesor që është në vijim, atë mbi çështjen e pronësisë së tokës.

SPAK ka sekuestruar edhe llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development”, në kuadër të hetimit

Dyshimet janë për një skemë të tjetërsimit të pronave në zonën e Zvërnecit.

Një nga administratorët e kompanisë, Redi Struga, i është nënshtruar kontrollit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), si pjesë e këtyre veprimeve hetimore.

Ato lidhen me një mekanizëm të mundshëm për kalimin e pronave shtetërore në duar private.

Në qendër të hetimit përmendet Artur Shehu, i cili aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve hetimore, ai dyshohet se ka pasur rol drejtues në skemën e dyshuar të tjetërsimit të pronave.