Trump: – Khamenei është i përfshirë në negociata, Irani ka rënë dakord të mos ndërtojë armë bërthamore

3 Qershor 2026
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se negociatat mes SHBA dhe Irani për një marrëveshje të mundshme paqeje dhe kontrolli bërthamor po vijojnë, duke shtuar se Teherani ka rënë dakord të mos zhvillojë armë bërthamore.
Në një intervistë për podkastin “Podforce One” të New York Post, Trump tha se marrëveshja mbetet e hapur për zhvillime të mëtejshme, por theksoi se çështja e armëve bërthamore është “elementi më i rëndësishëm” i diskutimeve. Ai gjithashtu përmendi se në procesin e negociatave është i përfshirë edhe Mojtaba Khamenei, duke e cilësuar atë si një figurë me ndikim në diskutimet brenda strukturës së pushtetit iranian.
Trump shtoi se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, është gjithashtu i informuar dhe i përfshirë në proces, ndërsa la të hapur mundësinë e një takimi të ardhshëm me drejtuesit iranianë. Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Teheranit, ku çështja e programit bërthamor mbetet pika kryesore e përplasjes diplomatike dhe strategjike mes dy vendeve.
