Skica – Maks Velo zgjedh “naivisht” frymëzimin e tij prej artit që ka çliruar energjitë e mëdha artistike.-

Maks Velo do të vijë për disa numra te gazettes “Milosao” me një grupim punësh të vizatuara, që janë realizuar prej tij në refleksionet përballë kryeveprave botërore të autorëve të ndryshëm. Përqasja është e çlirët dhe më shumë sesa kopjim të tyrin, autori i njohur zgjedh “naivisht” frymëzimin e tij prej artit që ka çliruar energjitë e mëdha artistike. Në një farë mënyre grishja prej këtyre punëve është një homazh i madh për artin klasik dhe një rikthim në vlerat e vërteta që kanë ndihur aspekte të ndryshme në kulturën e madhe të Perëndimit…