Skandali i Portit të Vlorës/ Malaj reagon ashpër: Balluku pasuron pakicën, varfëron qytetarët

5 Shkurt 2026
Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në një emision televiziv, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke mos patur konkurrentë.
Ish-deputeti socialist e cilësoi dhe ligjin për investitorët strategjikë, është kthyer sundues i prekjes së të të drejtave të pronësisë së qytetarëve.
“E shihni si përplasen qytetarët me këta investitorët strategjikë. E dini ca ka ndodhur, një veprim që i krijon mundësi reale individëve qëtë kontrollojnë cdo centimetër katrorë të Shqipërisë. Sot investimet më të mëdha private janë ato që jep shteti. Ka ndaluar investimet e huaja” tha Malaj.
Arben Malaj:Të gjithë ata që ne i quajmë kontribues të PPP që unë i kam shtuar dhe një P, pra partneritete-publike-private- preferenciale nuk kanë konkurrencë.
Që një pensionist në qytetin tim të Vlorës investimin për Portin 60 mln dollarë dhe ta ketë kapitalin 100 mijë lekë kjo është e tmerrshme, kalon çdo kufi.
Nga ana tjetër, ligji për investitorët strategjikë është kthyer sundues i prekjes së të të drejtave të pronësisë së qytetarëve.
E shihni si përplasen qytetarët me këta investitorët strategjikë. E dini ca ka ndodhur, një veprim që i krijon mundësi reale individëve qëtë kontrollojnë cdo centimetër katrorë të Shqipërisë. Sot investimet më të mëdha private janë ato që jep shteti. Ka ndaluar investimet e huaja.
