Si popull që s’guxon ta përmendë Çamërinë, si popull pa shtet e pa mëmëdhe! –

Nga Kim Mehmeti

Ja, erdhën grekët në Bularat të Shqipërisë, ku me nderime e varrosën “heroin” e tyre dhe me krenari e “zhvarrosën” urrejtjen shekullore ndaj shqiptarëve dhe ku na shanë, ofenduan e përbuzën, sikur të ishin në shtëpi pa pronarë! Jo njëherë, diçka e ngjashme, ka ndodhur edhe në Kosovën tonë, në të cilën, aty ku shkon presidenti serb, nuk mund të shkojë ai i Kosovës!

Sa për Maqedoninë, të mos flasim fare: për shovenët sllavo-maqedonas, britmat “Vdekje për shqiptarët!” dhe “Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, janë bërë lutje të mesditës!

Po pra, në “Shqipëritë” tona nuk është e ndaluar antishqiptaria dhe thuajse çdokujt i lejohet të na shajë, ofendojë e përbuz, mbase pse edhe një pjesë e madhe e “Evropës demokratike” nuk e merr për mëkat antishqiptarinë, por mosdurimin shqiptar ndaj të tjerëve?!

Kim Mehmeti

Dhe ashtu ka qenë dikur, e ashtu do jetë përderisa të tjerët e shohin se jemi duke u bërë si popull që nuk guxon ta përmendë Çamërinë – si popull pa shtet e pa mëmëdhe! Apo përderisa do e vërejnë se inferioritetin e mbulojmë me të qenurit më ‘mendjehapurit e më tolerantit’ në botë! Si dhe përderisa do e shohin se ‘Shqipëritë’ tona janë shtete që nuk e mbrojnë interesin e shqiptarisë, por interesin e burrështetasve e mbrojnë nga populli!”.