‘Shqipëria nuk është në shitje’/ Shqiptarët e Genovës në Itali ngrihen në protestë kundër Ramës

7 Qershor 2026
Shqiptarët që jetojnë në Genova të Italisë janë bashkuar në një protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke shprehur solidaritet me protestat qytetare që po zhvillohen në Shqipëri.
Të mbledhur me flamuj kombëtarë dhe pankarta, pjesëmarrësit artikuluan kritika ndaj qeverisjes dhe kërkuan më shumë transparencë, llogaridhënie dhe respekt për interesin publik.
Mes mesazheve që spikatën gjatë tubimit ishte edhe pankarta “Shqipëria nuk është në shitje”, një thirrje simbolike që, sipas protestuesve, pasqyron kundërshtimin ndaj politikave dhe vendimmarrjeve që ata i konsiderojnë të dëmshme për interesat kombëtare.
Protestuesit theksuan se diaspora shqiptare po ndjek me vëmendje zhvillimet në vend dhe do të vazhdojë të mbështesë çdo reagim qytetar që synon ndryshime demokratike dhe mbrojtjen e pasurive publike.
