7 Qershor 2026

Dita e tetë e protestës pa sërish mijëra qytetarë që marshuan nga sheshi Skënderbej te Kryeministria ku protestuan sërish kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec.

Sakaq, në podiumin e improvizuar foli edhe analisti Fatos Lubonja. Ai u shpreh se rasti i Zvërnecit tregoi se si funksionon sistemi i grabitjes që ka ndërtuar Rama.

Ky pushtet sipas tij mund të përmbyset vetëm nëse ky “lumë” shtohet.

Fatos Lubonja: Përshëndetje të gjithëve! E kam vështirë me gjithë këtë entuziazëm dhe me gjithë këtë energji të them diçka. Këtu jemi shumë dhe jemi të ndryshëm vijmë nga shumë degë e nga shumë mendime e shumë vizione e nga shumë edhe besime. Na ka bashkuar një gjë më e rëndësishme, ajo parulla Shqipëria nuk është në shitje. Lidhur me këtë parrullë, unë do thoja ça kuptim ka kjo? Kuptimi ka kjo, kundër një Shqipërie të ndërtuar nga krimi dhe oligarkët për krimin dhe oligarkët për krimin dhe oligarkët. Një Shqipëri e tillë na ka sjellë në këtë pakënaqësi këtu. Duhet një Shqipëri e re. Në fakt kjo parrullë Shqipëria nuk është në shitje. Mund të ishte dhe Shqipëria nuk është për tu grabitur. Na kanë grabitur Shqipërinë. Bregdetin, qytetet, parqet e fëmijëve. Dhe na ka bërë që të ikim.

Dhe këtu tani desha të them dy fjalë, atyre që na kanë akuzuar se jemi kundër zhvillimi medemek. Pyetja është çfarë është ky zhvillimi? Ky është zhvillimi me oligarkët për oligarkët që ka kapur dhe mediat. Ky nuk është një zhvillim. Është një tumor që po rritet në trupin e Shqipërisë që duhet ta pastrojmë. Që të pastrohet duhet energji e madhe dhe ta detyrojmë. Një gjë që tregoi Zvërnecin, tregoi si punon sistemi i Ramës, grabitja e Shqipërisë. Prandaj, nga ky shesh i bëjmë thirrje edhe SPAK se SPAK është me paratë tona, që të na mbrojë nga ky projekt kriminal. Sepse kështu ka ndodhur me Shqipërinë në përgjithësi. Por të vërtetën nuk kanë mundur ta fshehin.

Arma më e fuqishme të mbetemi të bashkuar në diferencat dhe ta shtojmë këtë lum derisa ta përmbysi këtë pushtet.